Transmetuar më 21-06-2015, 19:15

Arrestimi i tij u komentua i bujshëm dhe qarkulloi në gjithë mediat, për shkak se u kap para një qendre votimi në kryeqytet.

Këngëtari Arkimed Lushaj i njohur ndryshe me emrin Stresi qesh me ndalimin e tij në lagjen “Partizani” në kryeqytet.

Ai publikon një fotografi në profilin e tij në Instagram ku shkruan, “Jahahahahahahahahahah Hahahaahahahahahahah sa kam qesh”.

Mësohet se ai është shoqëruar nga uniformat blu për të bërë verifikime, nëse rezulton i shpallur në kërkim, por se gjithçka duket se ka qenë në rregull.

Stresi ka deklaruar më herët se është vënë në shënjestër të policisë për shkak të bindjeve të tij politike të djathta./a.y/noa.al Tiranë, policia ndalon këngëtarin Stresi

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd