Transmetuar më 21-06-2015, 19:08

Përfundon orari zyrtar i votimit në të gjithë vendin. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk raportoi radhë në qendrat e votimit dhe nuk ka informacione për qendra votimi ku kërkohet që votimi të vazhdojë edhe pas orës 19.00.

Paraprakisht mendohet se pjesëmarrja ka shkuar midis 40 deri 45 për qind. Në vitin 2013 në zgjedhjet e përgjithshme pjesëmarrja arriti në 60 për qind.

Ajo që përbën fakt të dytë shqetësues veç pjesëmarrjes më të ulët sot, në krahasim me zgjedhjet e kaluara, është se ka raportime të shumta në rrjetet sociale për prishje të fletëvotimeve duke bërë që të kualifikohen si vota të pavlefshme.

Pjesëmarrja në votime për zgjedhjet lokale tre herët e kaluara

Në vitin 2003 ishte 52 për qind

Në vitin 2007 ishte 46.37 për qind

Në vitin 2011 ishte 50.5 për qind

Maratona NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd