Transmetuar më 21-06-2015, 16:57

Tiranë, 21 qershor 2015, NOA.al- Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Lefterie Luzi, apeloi votuesit që ende nuk kanë votuar që t’ju drejtohen qendrave të votimit dhe të votojnë, duke ushtruar përgjegjësinë e tyre qytetare.

Duke folur nga KQZ pasditen e sotme ajo tha se “Nga të dhënat e marra, panorama e votimeve deri në orën 4.00 (16.000) në lidhje me 1053 qendrat e votimit, pjesëmarrja është 38% e zgjedhësve në rang vendi”.

Në vijim ajo shtoi se procesi i votimit ka filluar dhe po zhvillohet në të gjithë vendin normalisht dhe se baza materiale nuk ka munguar në asnjë qendër votimi./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd