Transmetuar më 21-06-2015, 16:46

Tiranë, 21 qershor 2015, NOA.al- Kryetarja e Këshillit Kombëtar Drejtues të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho u bën një apel femrave për pjesëmarrje në votime.

Duke folur nga selia e LSI në orët e para të pasdites së sotme, ajo tha se këto zgjedhje kanë një rëndësi të veçantë mbi të gjitha për gratë, pasi sot me votën e tyre jepet mundësia të mbështetet përfaqësimi i grave në vendimmarrjen lokale.

Xhixho deklaroi se qetësia me të cilën po ecën procesi, padyshim është edhe falë kontributit të grave dhe vajzave në këto zgjedhje të cilat do të përfaqësohen me 50% në këshillat bashkiak.

“Pjesëmarrja jonë masive dhe vota jonë do të garantojë më shumë shërbim dhe punësim nesër, prandaj duhet të votojmë masivisht për të pasur mundësinë për të kërkuar më shumë llogari nga të zgjedhurit tanë nesër. Ndaj ftoj të gjitha gratë dhe vajzat të cilat për arsye të ndryshme nuk kanë pasur mundësi të votojnë, t’i drejtohen kutive të votimit dhe të bëhen pjesë e kësaj dite historike të përfaqësimit tonë”, tha Xhixho.

Ajo shtoi se kanë ngelur më pak se 3 orë nga mbyllja zyrtare e procesit të votimit, ndaj ftoi gratë dhe vajzat që të vendosin sot për qeverisjes e ardhshme lokale duke votuar./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd