
Gishti i agjentit të policisë i drejtuar larg, drejt një vendi për të cilin ndoshta tregon një histori. Pas tij është imazhi i një tragjedie.
Fotografia që gjeni bashkëngjitur është simbol i dhimbjes dhe dashurisë në të njëjtën kohë. Ajo e një polici që mban në krah vajzën që sapo ka shpëtuar nga një aksident automobilistik, ndërsa nëna dhe një nga tre vëllezërit e saj, u dërguan në spital.
Fotografia u realizua nga Jessica Matrious, dëshmitare e aksidentit të ndodhur në Colorado (SHBA). Gruaja ishte duke ecur me makinë, kur pa një automjet që doli nga rruga dhe u përmbys. E prekur nga skena që pa ajo realizoi fotografinë./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





