Transmetuar më 21-06-2015, 14:33

Sarandë, 21 qershor 2015, NOA.al- Deputeti socialist Andrea Marto është kërcënuar me jetë. Gjatë ditës së sotme ligjvënësi i majtë ka denoncuar në policinë e Sarandës kërcënimin e marrë.

Burime zyrtare nga policia thanë për Noa.al, se 58 vjeçari me detyrë deputet në Kuvendin e Shqipërisë, ka kallëzuar para uniformave blu se rreth orës 00:20 të ditës së sotme është telefonuar nga një person i cili i është prezantuar si shtetasi me emrin Timoleo Babi, 48 vjeç, banues në Sarandë, vëllai i Jani Babi, kandidat i subjektit politik PBDNJ për Bashkinë Finiq, duke e kanosur për vrasje.

Policia e Sarandës sqaron se ka bërë të mundur shoqërimin e Timoleo Babi për ta marrë në pyetje dhe po kryen të gjitha verifikimet në lidhje me këtë rast./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd