Transmetuar më 21-06-2015, 14:33

Plot 24 orë më parë Blero Muharemi mohoi çdo mundësi lidhje me një vajzë, krah të cilës u shfaq teksa ndodhej në Turqi për të realizuar klipin e tij të radhës, por këtë mëngjes ka ndodhur diçka krejt tjetër.

Këngëtari shqiptar nga Kosova, i përfolur tej mase për historitë e tij rozë, pas ndarjes nga bashkëshortja Teuta Krasniqi, është shfaqur duke mbajtur në krahë një tjetër një tjetër bukuroshe.

Një moment paksa intim, për të dy, që duket më shumë sikur do të provokojë, ndryshe nga përgjigjja publike e dite më parë.

“Nuk jam në lidhje me askënd, jam shumë me fat që kam shumë miq e kolegë. Fokusi im është në vajzën time Tara dhe tek karriera”, – shkruante këngëtari.

Por në fakt nuk kanë mjaftuar disa orë u shfaq sërish me një tjetër femër.

Mos janë vallë lojëra të këngëtarit këto postime fotosh me disa femra njëherësh?

Nëse, po, atëherë fansat presin një tjetër shpjegim nga Blero! /O.Kolami/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd