Transmetuar më 21-06-2015, 14:25

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi votoi sot pranë Liceut Artistik. Ai ftoi të gjithë qytetarët për një pjesëmarrje masive në votime.

Duke theksuar rëndësinë e çdo vote, Gjergj Bojaxhi dha një përshëndetje të veçantë për të rinjtë që votojnë për herë të parë.

“Nuk ka ditë më të rëndësishme se dita e votimeve për një shoqëri. Aq më shumë për ne që vota e lirë na është mohuar aq gjatë në historinë tonë. Sot e kemi dhe është mjeti më i fuqishëm për të ndikuar politikën dhe qeverisjen. Çdo gjë arrihet me votë, madje edhe me një votë të vetme” – tha Bojaxhi.

Ai nuk harroi në këtë ditë votimesh të urojë të gjithë baballarët me rastin e festës së tyre.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd