Transmetuar më 21-06-2015, 14:23

Ndryshe nga disa prej kolegëve të saj artistë që janë fokusuar tek zgjedhjet vendore, këngëtarja Zajmina Vasjari duket se këtë proces e ka lënë pas dore, pasi ka gjëra më të rëndësishme për të bërë.

Ajo është shfaqur e zhveshur me bikini në një bordin e një jahti në disa poza vërtet të nxehta, ndërsa nuk ka nguruar t’u përgjigjet komenteve të fansave të cilët, shprehen se ndërsa të gjithë votojnë, ajo bën plazh.

“Kur të iki dielli do të votoj”, -shkruan Zajmina, duke treguar kështu neglizhencë ndaj procesit zgjedhor, duke zgjedhur diellin dhe pushimeve në vend të votës, por gjithsesi, duke premtuar se do të votojë para mbylljes së kutive të votimit.

Por nëse Zajmina do të votojë kur të perëndojë dielli siç thotë, i bie që kutitë e votimit do të kenë të paktën një orë që do të jenë mbyllur.

E në fakt Zajmina ka të drejtë sepse para pushimeve në jaht, shumëkush do të tundohej që të kishte braktisur Tiranën, mjafton t’i bëhej një propozim i tillë. /O.Kolami/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd