Transmetuar më 21-06-2015, 14:23

Një incident është regjistruar në Lukovë, ku kandidati i PBDNJ-së në Himarë, Fredi Beleri është nxjerr me dhunë nga një qendër votimi.

Bejleri ishte shoqëruar nga disa persona, ku thuhet se ka ushtruar presion në qendrat e votimit.

Mësohet se komisionet nuk kanë reaguar, ndonëse u kërkuar që ai të largohen nga ambientet e qendrës së Votimit.

Edhe në Bashkinë e Konispolit situata është tensionuar në korridoret e QV-ve numër 47311 dhe 47312. Militantët e dy forcave kryesore, PD dhe PS janë përplasur mes tyre fizikisht dhe me sharje e fyerje.

Kandidati i PBDNJ-së, Jani Babi për Bashkinë e Finiqit ka deklaruar se po tentohet të manipulohen zgjedhjet. Ai ka thënë se prej disa orësh vëllai i tij është shoqëruar në polici me pretendimin se ka kërcënuar deputetin e PS-së Andrea Marto.

Lidhur me denoncimin e bërë në polici për kanosje me vrasje, e gjeni këtu, PDBNJ thotë se, “Shprehim keqardhjen e thellë për ndërhyrjen aspak komode, jashtë etikës dhe kuadrit ligjor të procesit të votimit të deputetit të PS-së Andrea Marto. Zgjedhjet nuk fitohen me sajesa. Referenca tek personi iështë sot në gjykimin e votes së sovranit përbën shkelje të kodit elektoral duke synuar ndikimin e votes. Nuk është në traditën e popullit të zonës dhe në veçanti të elektoratit të PBDNJ-OMONIA, akuzë të cilën ngarkon deputeti në fjalë. Keqardhje e thellë që në defiçitin e tij elektoral tenton të stigmatizojë organizatën e cila e promovoi politikisht”.

Partia Bashkia për të Drejtat e Njeriut ka denoncuar incidentet me fyrje dhe sharje që sipas saj kanë ndodhur në ambientet e qendrës së votimit nr. 4731, QV 4731/1 dhe QV 4731/2 (Xarrë) në Bashkinë e Konispolit.

“Partia Bashkia për të Drejtat e Njeriut dhe kandidati saj për Bashkinë e Konispolit, z. Anastas Guda kërkojnë të merren masa për parandalimin e incidentit dhe zhvillimin e procesit të votimit në ambiente të qeta”, thuhet nga PBDNJ-së./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd