Transmetuar më 21-06-2015, 13:30

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj doli në një konferencë të posaçme për shtyp pak minuta më parë dhe bëri thirrje që “të gjithë të rinjtë shqiptarë që të shkojnë për të votuar pasi kjo është e vetmja mënyrë për t’u dëgjuar zëri i tyre”.

“Nëse kërkoni më shumë shërbim dhe punësim, votoni sot, pasi kjo është vetmja mënyrë për të kërkuar për më shumë dhe gjithashtu për të kërkuar llogari nga të zgjedhurit tanë nesër”, – tha Mehmetaj.

Është e rëndësishme, – shtoi ajo, – që përpara se të dilni për të vazhduar ditën tuaj, të gjeni qendrën tuaj të votimit, të gjeni vendndodhjen e kësaj qendre të votimit dhe të llogarisni kohën kur do të shkoni për të votuar.

Thirrja e LSI vjen pak minuta pasi KQZ njoftoi se deri në mesditë pjesëmarrja ishte rreth 12 për qind, ndër më të ulëtat e kësaj fashe orare të të gjitha zgjedhjeve të 25 viteve të fundit. /a.b/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd