Transmetuar më 21-06-2015, 11:51

Lezhë, 21 qershor 2015, NOA.al- Një person është plagosur paraditen e sotme në Lezhë.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur rreth orës 10.20, në lagjen “Skënderbeg”, Lezhë, ku është dëmtuar 36 vjeçari G.P, banues në lagjen “Besëlidhja”, Lezhë, i cili është transportuar për në spitalin Lezhë.

I dëmtuari pas marrjes së mjekimit është jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para rezulton se, G.P., është dëmtuar në kokë me mjete të forta pas një konflikti të çastit, larg ambienteve zgjedhore.

Në këtë linjë policia e Lezhës sqaron se ngjarja nuk ka lidhje me proesin zgjedhor, duke hedhur poshtë çdo pretendim tjetër.

Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd