
Tiranë, 21 qershor 2015, NOA.al- Ish- Kryeministri Sali Berisha votoi në njësinë bashkiake nr.2, pranë Liceut Artistik në kryeqytet, rreth orës 10.40.
Duke folur për mediat ai përshëndeti gjithë të rinjtë që votojnë për herë të parë, ndërsa e cilësoi si ditën e dhëndërrimit të tyre politik.
Ai bëri thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe në zgjedhje, duke thënë se janë zgjedhje që po zhvillohen nën shënjestrën e mafias dhe krimit nga ana e mazhorancës.
Sipas tij elementë të tillë ka patur, por jo me vetëdije të plotë dhe të faktuar siç ka ndodhur kësaj here.
“Kësaj here ndodhi ajo që ishte e paimagjisnueshme. Transparenës së paimagjinueshme ndërkomnbëtare ju kundërvu në mënyrë të pabesueshme krimi qeveritar dhe bëri që ai të ngadhënjehet, ndaj është e trishtueshme shumë. Zgjedhjet këtë radhë ndjehen të plagosura sepse bashkëqytetarët tanë në disa nga bashkitë e vendit janë të thirrur të votojnë për kandidatë me të shkuar drogën, vrasjen, pengmarrjen dhe prostitucionin. Sot është fjala e qytetarëve ndaj ata kanë në dorë të dëgjojnë fjalën e miqve tanë të cilët në interesat më jetike të qytetarëve dhe të përsëritur kërkuan largimin nga lista me emra konkretë të personave të dënuar, për drogë, prostitucion, atentate dhe vrasje”, deklaroi Berisha.
Në vijim ai shtoi se shumica qeverisëse është e lidhur kokë e këmbë me krimin, duke nënvizuar se sot çdo shqiptar voton edhe si përgjigje ndaj këtij fenomeni për një vend të lirë./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





