Transmetuar më 21-06-2015, 10:13

Tiranë, 21 qershor 2015, NOA.al- Kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova rreth orës 10.00 ka votuar pranë stadiumit “Dinamo”.

I shoqëruar nga bashkëshortja kandidati Kosova, hodhi votën dhe më tej duke folur për mediat tha se për Tiranën është një ditë e bardhë.

“Ftoj qytetarët e Tiranës të respektojnë standardet, të ushtrojnë vullnetin e tyre dhe të vënë demokracinë në punë përmes vullnetit masiv. Këto nuk janë zgjedhje politike, e dinë qytetarët cila do jetë më e mira për ta. Uroj ditë të mbarë dhe ju falenderoj për objektivitetin”, tha Kosova./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd