
Roskovec, 21 qershor 2015, NOA.al- Pas pezullimit të procesit të votimit në Tepelenë, ku në fletën e votmit tre kandidatët renditeshin me shifrat 1, 2, 2 (në mungesë të renditjes së tretë), një tjetër problematikë vjen nga Roskoveci.
Një gafë gjatë shtypjes së fletave të votimit ka bërë që në fletën e votmit të cilën e gjeni bashkëngjitur të dy kandidatët të etiketohen si të majtë ose më saktë si të “Aleancës për Shqipërinë Europiane”.
Kjo pasi krahas socialistes Majlinda Bufi, edhe demokrati Gëzim Çaushi etiketohet si kandidat i “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, në mungesë të emërtimit të koalicionit që ai i përket, “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet”.
Megjithatë pavarësisht kësaj gafe në fletën e votimit, nga Roskoveci nuk raportohejt për pezullim të procesit të votimit./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





