
Tiranë, 21 qershor 2015, NOA.al- Rreth dy orë nga nisja e procesit të votimit janë shënuar incidentet e para. Në Tepelenë një gabim i bërë në fletën e votimit, ka bërë që të bllokohet procesi.
Mësohet se për kryebashkiak të Tepelenës kandidojnë Tërmet Peçi i i Aleancës për Shqipërinë Europiane, Veip Çela i Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet si dhe kandidati i pavarur Dritan Memushaj.
Por në nisje të procesit të votimit është konstatuar se në fletën e votimit ka vetëm dy numra.
Numri 1 është kandidati Memushaj, ndërsa me numrin 2 renditen njëri pas tjetrit edhe Tërmet Peçi dhe Veip Çela, ku mungon numri 3. Për shkak të ngatërresës që mund të krijohet gjatë votimit, në Tepelenë është bllokuar gjithë procesi i votimit.
Sakaq në fshatin Vukpalaj të Malësisë së Madhe është thyer kutia e votimit. Ndërsa rrethanat mbi gjithë sa ka ndodhur janë ende të paqarta./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





