
Durrës, 21 qershor 2015, NOA.al- Një vjedhje e dhunshme ka ndodhur në Durrës në dëm të një çifti. Gjatë ditës së djeshme në vendin e njohur si Nish-Tulla, tek tregu i shumicës i fruta- perimeve një 21 vjeçar ka tentuar të vjedh një çift bashkëshortësh.
Ervis Qoli 21 vjeç, u ka tentuar të vjedh me dhunë nën kërcënimin e thikës duke e rrëzuar në tokë 63 vjeçarin N.K.,banues në fshatin Rrashbull Durrës, si dhe i ka mbyllur gojën bashkëshortës së tij shtetases H.K., 55 vjeçe.
Por prej ndërhyrjes së kalimtarëve të rastit, çifti i bashkëshortëve ka mundur të shpëtojë pa dëmtime.
Menjëherë pas denoncimit të të dëmtuarve nga ana e uniformave blu u bë arrestimi i Ervis Qolit, si i akuzuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë e mbetur në tentativë”./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





