Transmetuar më 21-06-2015, 07:29

Lezhë, 21 qershor 2015, NOA.al- Një makinë është përfshirë nga zjarri në autostradën Lezhë- Shkodër, duke u shkaktuar vdekjen tre personave.

Rreth orës 20.40, të mbrëmjes së kaluar tek kryqëzimi i Blinishtit, Lezhë, mjeti tip BMW me targë AA879IT, në pronësi të shtetasit V.N., banues në Bërdicë, Shkodër, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përmbysur në parcelë.

Për pasojë kanë gjetur vdekjen tre Dorian Shtjefni, 31 vjeç, banues në Lezhë; Rikard Prendushi, 21 vjeç banues në Shkodër dhe viktima e tre është një 20 vjeçar me emrin Andi , mbiemri nuk është identifikuar, banues në Lezhë.

Në aksident ka mbetur i plagosur Stavri Ndrepepaj, i cili pasi ka marrë mjekimin në spitalin e Lezhës është nisur për në Spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rënduar, i cili mendohet të jetë drejtuesi i mjetit.

Nga ana e uniformave blu vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd