
Tiranë, 21 qershor 2015, NOA.al- Policia e Shtetit merr në mbrojtje qendrat e votimit dhe materialet zgjedhore.
Nga strukturat e Policisë së Shtetit janë marrë në ruajtje objektet zgjedhore në të gjithë territorin e vendit, nga ora 18:00,e datës 20.06.2015 punonjësit e policisë janë paraqitur sipas detyrës së përcaktuar pranë këtyre objekteve, duke i marrë në ruajtje.
Nga shërbimet e policisë janë marrë në ruajtje në të gjithë vendin: 5301 Qendra Votimit dhe 90 Komisione Zonale të Administrimit Zgjedhor
Për ruajtjen e KZAZ-ve dhe Qendrave të Votimit Policia e Shtetit ka angazhuar gjithsej 5 960 punonjës policie.
Deri në këto momente nga KZAZ-të ka përfunduar shpërndarja e materialeve zgjedhore në 5139 qendrave të votimi.
Ruajtja e objekteve zgjedhore do të vazhdojë deri në orën 07.00 të datës 21.06.2015 kur pranë tyre do të fillojnë normalisht punën Komisionet e Qendrave të Votimit dhe Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor.
Nga strukturat e Policisë së Shtetit janë zbatuar me korrektësi detyrat e përcaktuara në planin e masave për sa i përket marrjes në ruajtje të objekteve zgjedhore. Paraditen e datës 20.06.2015 është bërë instruktazhi i të gjithë forcave të policisë të përcaktuara me detyra në kuadër të këtij procesi zgjedhor.
Po ashtu, në respekt të akteve ligjore, u bë dhe nisja e forcave të policisë të planifikuara nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë dhe Drejtoritë Rajonale për Kufirin e Migracionin në dispozicion të Drejtorive të Policive në Qarqe, të cilat nuk mund të mbulonin me forca policore të gjithë objektet zgjedhore.
Pranë strukturave qendrore e vendore të policisë funksionojnë grupet e drejtim koordinimit, të cilat janë ngritur për menaxhimin e përpunimin e shpejtë të informacionit dhe për një komunkim sa më efikas e në kohë reale me median e publikun.
Veprimtaria e Policisë së Shtetit në vijim do të fokusohet në përmbushjen e detyrave institucionale për:
-Ruajtjen e Qendrave të Votimit, proces i cili do të vijojë deri në momentin kur KQV-ja fillon veprimet paraprake për çeljen e votimit.
-Dhënien e ndihmës për rivendosjen e rregullit dhe të rendit publik në Qendrat e Votimit, në rastet e kërkesës së ligjshme të Komisioneve të Qendrave të Votimit.
-Shoqërimin e materialeve të votimit nga Qendrat e Votimit për në Vendet e Numërimit të Votave.
-Marrjen në ruajtje dhe sigurimin e Vendeve të Numërimit të Votave.
-Kryerjen e veprimeve procedurale për të gjithë ngjarjet /incidentet që mund të ndodhin gjatë procesit zgjedhor, duke bashkëpunuar me prokuroritë e rretheve gjyqësore.
-Menaxhimin e situatave që mund të krijohen në ambientet jashtë Vendeve të Numërimit të Votave,
-Dhënien e ndihmës për rivendosjen e rregullit dhe të rendit publik në Vendet e Numërimit të Votave, në rastet e kërkesës së ligjshme të KZAZ,
-Shoqërimin e materialeve zgjedhore nga Vendet e Numërimit të Votave për në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në përfundim të procesit zgjedhor.
-Si dhe Garantimin e rendit publik në të gjithë territorin e vendit.
Në të gjithë vendin aktualisht situata për sa i përket rendit dhe sigurisë publike paraqitet e qetë dhe pa probleme.
Policia e Shtetit, krahas angazhimit për përmbushjen e detyrave të përcaktuara në aktet normative në kuadër të procesit zgjedhor, është në gatishmëri të plotë për të përmbushur misionin e saj për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike në të gjithë vendin, me qëllim krijimin e një mjedisi sa më të sigurt, në funksion të garantimit të një procesi të qetë zgjedhor./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





