Transmetuar më 20-06-2015, 20:04

Sot gjendemi në ditën e dytë të Muajit të Ramazanit. Mbarë botën, miliona myslimanë i përkushtohen këtij riti fetar i cili zgjat për një muaj. Dhe shpeshherë ekzistojnë disa dilema rreth asaj se çfarë mund ta prish agjërimin.

Çfarë nuk e prish agjërimin?

Të ngrënët, të pirët dhe marrëdhëniet seksuale me harresë Të vjellët pa provokim: Kjo bazohet në hadithin e përmendur më lart. Futja e pluhurit, grimcave të rërës apo e ndonjë insekti pa dashje në stomak: Dihet që është shumë e vështirë që njeriu të ruhet prej këtyre gjërave. Gjithashtu në këtë logjikë futet edhe mbajtja e ndonjë sendi në gojë, si laps, gomë apo ndonjë gjë tjetër, por me kusht që të mos ketë shije, ngjyrë apo erë që arrin në fyt. Përdorimi i misvakut (shkopit pastrues të dhëmbëve) nuk e prish agjërimin Përdorimi i gjilpërave jo ushqyese për trupin, të cilat vendosen në damar ose në mish: Kjo gjë nuk e prish agjërimin për arsye sepse nuk konsiderohet si ushqyes për trupin. Në këtë pjesë si shembull mund të përmendim kurimin me ilaçe mbi plagë të ndryshme, edhe në qoftë se ilaçi arrin të depërtojë në brendësi të trupit. Nuk duhet harruar se transfuzioni i gjakut dhe serumi e prishin agjërimin, pasi janë ushqyese për trupin e njeriut. Përcjellja e pështymës ose e ushqimit që ndodhet ndërmjet dhëmbëve, nëse është shumë pak. Futja e ujit në gojë, me kusht që të mos shkojë në fyt: Kjo ndodh kur marrim abdest apo kur shpëlajmë gojën për shkak të vapës. Lejohet gjithashtu edhe larja e trupit për freskim etj. Puthja e gruas, prekja, përqafimi etj. Kjo vlen për ato raste kur njeriu e kontrollon veten Ai që ha, pi ose bën diçka tjetër nga ato gjëra që e prishin agjërimin me mendimin se akoma nuk ka filluar dita e agjërimit. Ky person nuk e ka prishur agjërimin, pasi origjina është vazhdimi i natës dhe dyshimi i tij nuk merret në konsideratë. Provimi i shijes së ushqimit me majën e gjuhës nuk e prish atë. Larja e dhëmbëve, me kusht që pasta e dhëmbëve mos ta kalojë fytin. Shkulja e dhëmbëve ose kurimi i tyre, në qoftë se lëndët e përdorura nga mjeku nuk arrijnë në fyt. 

Pse agjërimi na bën më të fortë, më të shëndetshëm, më rezistencë

Si duhet pirë uji dhe ushqimet që duhen shmangur gjatë agjërimit

Çfarë është agjërimi në Islam

Çfarë i ndodh trupit tonë kur ne agjërojmë?

Si duhet të agjërohet kur dita është shumë e gjatë?

Pyetje: “Në disa vende dita është aq e gjatë, saqë mund të arrij deri në njëzet orë. Andaj, pyesim se, a janë të obliguar myslimanët e këtyre vendeve të agjërojnë tërë ditën apo si duhet vepruar?”

Përgjigjja: “Po, ata janë të detyruar të agjërojnë tërë ditën. Allahu Te’ala ka thënë: “Prandaj, ju lejohet bashkimi me bashkëshortet tuaja dhe tani kërkoni atë që ka caktuar Allahu për ju. Dhe hani e pini derisa të dallohet fija e bardhë (bardhësia) e agimit nga fija e zezë (errësira e natës), pastaj plotësojeni agjërimin derisa të bjerë mbrëmja.” 2:187

Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Në qoftë se nata ka ardhur nga këndej dhe dita është zhdukur nga atje, agjëruesi ndërpret agjërimin e tij.”

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (Allahu e mëshiroftë!)

Më shumë mbi agjërimin dhe gjithçka duhet të dini e gjeni këtu 

SPECIALE/ Rregullat që duhet të dini për agjëriminKush duhet të agjërojë dhe si, cilat janë vlerat e agjërimit

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd