
Një studim botëror mbi madhësinë e penisit, tenton t’i japë fund diskutimeve të shumta mbi standardin e pranueshëm dhe optimal që e bën mashkullin të jetë i qetë dhe krenar.
Të paktën 15 mijë meshkuj të moshave nga 17 deri 91 vjeç janë përfshirë në studimin e posaçëm që u realizua në vendet e Europës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtetet e Afrikës dhe të Azisë, pra në katër kontinente.
Kështu erdhi më në fund vjen përgjigja të cilën e kanë pritur shumë njerëz, dhe rezultati është se gjatësia mesatare e penisit është më e vogël se sa pritej.
Sipas hulumtimit, gjatësia mesatare e penisit është 13.1 cm e gjatë dhe me perimetër trashësie prej 11.6 cm.
Personat e përfshirë në hulumtim kishin gjatësi të ndryshme penisi por dominanca ishte midis 13 cm.
Vetëm 2.28% të personave të anketuar kishin një penis shumë të vogël, dhe e njëjta përqindje ka dalë edhe për personat që kishin madhësi “jonormale”, penis të madh.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





