Transmetuar më 20-06-2015, 15:45

Durrës, 20 qershor 2015, NOA.al – Bashkëshorti i Merjeme Agalliut, e cila u dhunua mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit, ka rrëzuar sot versionin e policisë në lidhje me ngjarjen.

Përparim Agalliu tha për mediat që Policia e Shtetit ka dhënë një version aspak të saktë për ngjarjen. Ai pohoi se nuk ka asnjë konflikt dhe nëse Policia mbështet këtë version atëherë duhet të tregojë autorët.

“Policia po bën një lojë që të fshehë autorët e vërtetë të ngjarjes. Nëse policia ka arritur në këtë përfundim do të thotë që ka gjetur autorët e këtij krimi dhe i lutem policisë të thotë nëse i ka arrestuar këta autorë. Ndryshe, bën lojë që të fshehë autorin e vërtetë të kësaj vepre kriminale”, tha Agalliu.

Ai shtoi se ngjarja ishte e tmerrshme në dhunën ndaj bashkëshortes së tij ku pasi e goditën i thanë “tani ec e voto për PD-në”. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd