Transmetuar më 20-06-2015, 14:17

Tiranë, 20 qershor 2015, NOA.al – Një burrë është arrestuar në qytetin e Tiranës, pasi ka kërcënuar ish bashkëshorten e tij me thikë.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, ku në pranga ka rënë 30 vjeçari Fatjon Kuka.
Policia bën me dije se në rrugën ‘Njazi Meka’, në afërsi të lokal ‘Gashi’, Kuka ka kanosur me thikë ish bashkëshorten e tij, 26-vjeçaren A.K.
Mbi të arrestuarin rëndojnë akuzat e “Dhunës në familje” dhe “Mbajtje e armëve të ftohta pa leje”. /a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





