Transmetuar më 20-06-2015, 13:04

Shkodër, 20 qershor 2015, NOA.al – Një person i moshës 38-vjeçare është arrestuar në qytetin e Shkodrës, pasi është kapur në flagrancë duke ndihmuar 21 shtetas të huaj, të kalonin në mënyrë ilegale kufirin për në Mal të Zi.

Burime nga policia bëjnë me dije se i arrestuari është Kastriot Guraj, banues në Shkodër. Ai është ndaluar në rrugën Tiranë – Shkodër, në vendin e quajtur “Mbikalimi i fshatit Plezhë”, ndërsa policia ka pikasur një automjet IVEKO tip fugon me targë BF 819 SN, pa drejtues mjeti të ndaluar në rrugë.

Gjatë kontrollit të ushtuar në brendësi të fugonit janë evidentuar  21 shtetas të huaj, të cilët kishin si destinacion Malin e Zi  .

Gjatë kqyrjes së automjetit është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një kontratë shitblerje mes palës shitëse R.M., banues në Tiranë dhe palës blerëse R.S., banues në Malësi e Madhe.

R.S., në deklarimin e tij shpjegon se automjetin ia ka shitur pa akt noterial shtetasit Kastriot Guraj, i cili është kapur dhe arrestuar nga Policia.

Materialet i kaluan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër në ngarkim të shtetasit Kastriot Guraj, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd