
















Fundet xhins janë kthyer sërish në modë, por jo çdo lloj fundi mund t’ju shkojë. Për të krijuar një stil tuajin, duke u bazuar më së shumti në disa detaje të fizikut, në ju ftojmë të lexoni më poshtë, për të kuptuar se cilat janë veshjet dhe modelet që bëjnë për çdo person.
E mbushur dhe me forma- Nëse trupi juaj nuk është tamam si ai i një modeleje, vini theksin tek fundet xhins me bel të lartë dhe zgjidhni një model të gjatë deri tek gjuri, në formë tubi apo kove.
E gjatë – Gjatësia nuk është problemi juaj? Atëherë kënaquni nga kjo përparësi që keni në trup dhe mund të vishni fundet e gjata, me prerje të drejtë apo në formë ‘sirene’, siç janë modelet e nxjerra në shitje nga Kenzo.
Të dobëta- Nëse keni një trup normal, me çdo pjesë të trupit në proporcion dhe në nivele të kënaqshme e nëse futeni tek femrat që mund të quhen të dobëta, atëherë bëni mirë të kënaqeni duke përdorur fundet xhins të shkurtër, të cilat ju nxjerrin në pah çdo formë tuajën. Mund ti mbani në formë kove ose me prerje të drejtë, si të preferoni. Edhe fundet e gjata nuk ju rrinë keq.
Me mangësi- Jeni të dobëta por keni mangësi dhe probleme në trupin tuaj? Domethënë ju mungojnë të pasmet e bollshme, gjoksi i bëshëm, keni këmbë të holla, jeni të shkurtra në trup etj? Për ju bëjnë fundet e shkurtra me belin shumë të lartë. Fundet xhins mund të jenë zgjidhja më e mirë për ju gjatë kësaj vere. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





