Transmetuar më 20-06-2015, 09:25

Vlorë, 20 qershor 2015, NOA.al – Policia ka vënë sot në pranga Florenc Prokon, të shpallur në kërkim për posedim lëndësh narkotike, pas operacionit të koduar ‘Qeparoi’, ku u sekuestruan 25.5 kg drogë e llojit ‘çokollatë’.

Policia e qyteti bregdetar bëri me dije ditën e sotme se ka arrestuar 34-vjeçarin Florenc Proko, banues në Gjirokastër.

Arrestimi i tij u krye në qytetin e Gjirokastrës në bashkëpunim me Policinë e Gjirokastrës.

Proko arriti t’i shpëtonte shërbimeve të Policisë më datë 17 qershor. Gjatë operacionit ‘Qeparoi’, përfunduan të arrestuar Alsid Cani dhe Fatjon Rexho.

Policia ka bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e automjetit "X5" me të cilin autori iu largua shërbimeve të policisë dhe që ishte lënë i braktisur ne Borsh të Himarës. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd