Transmetuar më 20-06-2015, 09:10

20 qershor 2015, NOA.al – Një i ri nga qyteti i Tiranës është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi është kapur duke kaluar ilegalisht Pikën e Kalimit Kufitar në Qafë-Thanë.

Burime nga policia bëjnë me dije se ditën e djeshme, 29 vjeçari M.R., banues në Tiranë, është kthyer deportiv, nga pala maqedonase, pasi në afërsi të Pikës të Kalimit Kufitar të Qafë-Thanës, ka kaluar kufirin ilegalisht .

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec,  për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit  shtetëror” /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd