
Një banor i Shijakut që kërkohej për shfrytëzim prostitucioni, është ekstraduar sot në Itali, pak muaj pasi u prangos në vendlindjen e tij ku fshihej për shkak të mandatit të arrestit që ishte lëshuar për të.
Gani Doku, 48 vjeç me banim në Sallmone të Shijakut, u ekstradua drejt Italisë, nën masat e sigurisë së policisë shqiptare, raporton noa.al.
I ekstraduari u arrestua në datën 10 mars 2015 në Shijak, në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Alba Nostra 2”, i cili është zhvilluar në Itali (Milano, Pavia, Macerata, Asti), si dhe në shtetet Gjermani, Belgjikë, Rumani dhe Shqipëri.
Interpol Roma/Itali, më 9 mars, kishte bërë shpalljen në kërkim ndërkombëtar për këtë shtetas, sepse Gjykata e Pavias / Itali, ka nxjerrë urdhër arrestin ndërkombëtar për veprat penale "organizatë kriminale” dhe “shfrytëzim prostitucioni", ku maksimumi i dënimit është 12 vjet burg.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në të njëjtën kohë në vendet e sipër cituara në total rreth 40 shtetas midis tyre dhe Gani Doku. /a.b/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





