Transmetuar më 20-06-2015, 00:51

Partia Demokratike denoncoi mbrëmjen e së premtes ato që i cilësoi aktet e shëmtuara të kandidatit të Edi Ramës për Bashkinë e Mirditës, i cili u kap sonte në flagrancë duke shpërndarë ndihma në këmbim të votës.

Partia Demokratike tha se denoncon gjithashtu neglizhencën e Policisë, e cila megjithë insistimin e kërkesat e vazhdueshme nuk reagoi në kohë.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike arritën të ndalonin furgonin e Ndrec Dedës, arritën të bllokonin këtë përpjekje të dëshpëruar të kandidatit të Edi Ramës për dëmtuar standardin e zgjedhjeve.

Në videon e mëposhtme keni prononcimin e deputetes së Partisë Demokratike, Albina Deda dhe foto të makinës që PD thotë se ishte e kandidatit Ndreca me ndihma në këmbim të votës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd