Transmetuar më 19-06-2015, 20:04

Edhe pse impenjimet e tij në politikë mund të duket sikur ekslipsojnë detyrën si baba, kryetari i partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Ilir Meta sa herë gjen kohë nuk harron t’i kujtojë vajzës së tij se ka nevojë për mbështetjen e saj.

Ndaj në mbylljen e fushatës zgjedhore në kryeqytet ditën e djeshme, Ilir Meta është shfaqur krah vajzës së tij të vogël, madje ajo nuk nguron t’i mbajë dorën shtrënguar të atit, i cili ndodhet në një moment të rëndësishëm të karrierës dhe tejet emocionues, ndaj Era i shtrëngon atij dorën.

Ndoshta vetëm në këto momente të vështira, Iliri beson se forcën më të madh e merr nga familja, ndaj edhe preferon që emocionet e fushatës t’i ndajë me familjen.

E ndërsa Monika Kryemadhi i qëndron pranë në çdo moment si politikane e si grua, vajzat dhe djali janë ata që e emocionojnë ende para pasionit të politikës./o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd