Transmetuar më 19-06-2015, 18:31

Tiranë, 19 qershor 2015, NOA.al- Delegacioni i Bashkimit Europian në vendin tonë, reagon mbi zgjedhjet e 21 qershorit.

Në një qëndrim zyrtar delegacioni i BE thotë se do të vëzhgojë zgjedhjet vendore të 21 qershorit 2015 që do të zhvillohen në Shqipëri.

“Ekipet e vëzhguesve do të vizitojnë një numër njësish në të gjithë vendin, përfshirë zonat e Tiranës, Vorës, Shkodrës, Lezhës, Malësisë së Madhe, Vlorës dhe Himarës. Shefja e Delegacionit do të zhvillojë vizita në Durrës dhe në Kavajë”, thuhet në qëndrimin zyrtar të delegacionit të BE./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd