Transmetuar më 19-06-2015, 18:17

Një vajzë e vogël lindi para kohe, në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe me një sëmundje të rrallë në lëkurë. Për këtë arsye ajo u braktis kur ishte vetëm dy javëshe nga prindërit e saj, të cilët thanë se “Me pamjen e saj trembte vëllanë”.

Vogëlushja e lindur në një spital indian në Maharashtra, u refuzua nga prindërit për shkak të problemeve shëndetësore, por pavarësisht kësaj gjyshi, Ilip Dode 50 vjeç, nuk e braktisi.

Vogëlushja peshonte vetëm 800 gramë dhe kishte probleme të shumta shëndetësore. As nëna e saj Mamata Dode, 25 vjeçe dhe as babai Ajay Dode nuk shkuan kurrë për ta takuar në spital.

Por gjyshi nga Mumbai përshkoi 135 kilometër për t’i qëndruar pranë. Çifti i cili ka edhe një djalë tre vjeçar, shpresonin që vajza e dytë të ishte e shëndetshme. Kur ata ja treguan vajzën të birit, ai u tremb dhe kështu ata vendosën që ta braktisnin.

Por pavarësisht kësaj, gjyshi u ofrua për të adoptuar dhe për ta mbajtur me vete, por para se ti besohet atij, mjekët po e mbajnë nën kontroll./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd