Transmetuar më 19-06-2015, 11:14

Finiq, 19 qershor 2015, NOA.al – Kur na ndajnë vetëm dy ditë nga zgjedhjet elektorale të 21 qershorit, kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Finiqit, Lefter Karajani është tërhequr nga gara.

Ai ka bërë me dije se ka dorëzuar dorëheqjen e tij në ZAZ-në numër 89.

“Po dorëhiqem për arsye familjare”,- ka thënë kandidati demokrat, duke mos dhënë një arsye më tepër për këtë veprim.

Ndërkohë, deri në këto momente nuk ka asnjë reagim nga ana e Partisë Demokratike në lidhje me këtë ngjarje. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd