Transmetuar më 19-06-2015, 09:44

Tiranë, 19 qershor 2015, NOA.al – Vjedhjet që ndodhin në autobusë janë të shumta dhe secili prej nesh mund të ketë rënë viktimë e këtyre vjedhjeve, ose të paktën ka një të afërm apo të njohur që e ka pësuar nga udhëtimi me autobus.

Ditën e djeshme (18 qershor) është arrestuar në flagrancë 38-vjeçari, i cili dyshohet se është autor i një vjedhjeje të kryer në stacionin  e linjës Kombinat-Kinostudio, në Tiranë.

Burime nga policia bëjnë me dije se 38-vjeçari Marsel Binjaku,  banues në Tiranë, në rrugën e “Kavajës”, në autobusin e linjës Kombinat-Kinostudio, është kapur në flagrancë duke vjedhur shumën prej 11.000 lekësh shtetasit A.Sh, 35 vjeç.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd