Transmetuar më 19-06-2015, 09:15

Pogradec, 19 qershor 2015, NOA.al – Një burrë është kapur dhe ndaluar në qytetin e Pogradecit, pasi ka ushtruar dhunë mbi mbesën e tij të mitur. burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Trebinjë të Pogradecit, ku 47-vjeçari Bardhyl Muço ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj 14-vjeçares M.M., e cila është mbesa e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë  të Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Dhuna në familje”. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd