Transmetuar më 18-06-2015, 23:56

Të gjithë e dimë, e në veçanti ata që agjërojnë, se sa e rëndësishme është mënyra se si ne pimë ujë, për të ruajtur rezistencën e trupit gjatë gjithë ditës.

Mjeku specialist i sëmundjeve të brendshme dhe romatologjisë, Prof. Dr. Mehmet Soj, jep këshilla për mënyrën sesi duhet të konsumohet uji.

Ai thotë se uji duhet të pihet me ngadalë dhe nëse tejkalohen ai mund të shkaktojë diarre dhe të vjella.

Sipas mjekut, kur njerëzit agjërojnë, për shkak të një kohe të gjatë pa pirë ujë, kur vjen koha e iftarit pirja e ujit bëhet në mënyrë të shpejtë dhe me sasi të mëdha, gjë që shkakton një lloj paralize në organizëm.

“Është kusht që të ruani ujin në trupin tuaj. Duhet të mos të hani shumë gatime të kripura. Nëse është e mundur, rrini larg çajit dhe kafeinës.

Këto pije bëjnë që sasitë e ujit të mbledhura në trup të dalin jashtë. Në vend të tyre përdorni ujë, qumësht, dhallë, limonada natyrale. Pirja e ujit i jep trupit vitamina dhe minerale”, thotë mjeku specialist.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd