Transmetuar më 18-06-2015, 23:43

Intervistë me Dr. Erkan TABAK, drejtor i Përgjithshëm i ALBtelecom dhe Eagle Mobile

ALBtelecom dhe Eagle Mobile do të nisin shumë shpejt disa aplikacione të shpejta të cilat punojnë me teknologjinë 4G. Në fakt, kjo kompani tashmë ofron disa shërbime unike të kombinuara në Shqipëri, të cilat krijojnë një konkurruese të lartë në treg. Në një intervistë, Drejtori i përgjithshëm i ALBtelecom dhe Eagle Mobile flet për të rejat që vijnë gjatë kësaj vere. 

Çfarë mendoni se bën ALBtelecom dhe Eagle të ndryshëm dhe diferencues nga konkurrenca në tregun e telekomunikacionit?

ALBtelecom ofron një gamë shërbimesh unike që nuk mund të gjenden në një operator tjetër. Kjo kompani ofron shërbimet në konceptin “One Stop Shop”, ku përdoruesit mund të gjejnë shërbimet fikse, celulare, ato të internetit dhe Wifi, televizion etj. Ne ofrojmë tarifa të kombinuara tashmë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Dhe të gjitha këto në çdo pikë që kemi në Shqipëri.

Askush s’mund t’i japë këto shërbime me një lehtësi kaq të madhe. Mund të blesh shërbimin shërbime Wifi diku, shërbimet celulare apo shërbimin e televizionit IPTV diku tjetër, por askush nuk mund t’i japë së bashku këto shërbime me çmime kaq konkurruese. Dhe këto, në një pikë të vetme me një faturë të vetme.

Kjo është pika që na diferencon nga të tjerët. Kuptohet këtu duhet të shtojmë edhe cilësinë dhe shpejtësinë e shërbimeve tona, që janë të standardeve evropiane.

A do të ofroni ndonjë shërbim të ri së fundmi për abonentët?

Po. Aktualisht me lançimin e shërbimeve tona të gjeneratës së katërt, 4G, ne do të prezantojmë aplikacione super të shpejta të cilat punojnë me teknologjinë 4G dhe platforma ALBtelecom do të jetë më e shpejta në treg. Ne duam të jemi në krye të garës konkurruese për shpejtësinë dhe aplikacionet. Dhe do të ketë surpriza për abonentët tanë në fillim të shtatorit sapo të nisim shërbimet 4G.

Po ashtu, ALBtelecom ka sjellë sistemin më të sofistikuar dhe të zhvilluar në botë të  tarifimit dhe faturimit. Është një sistem që mund t’i shërbejë jo vetëm kompanive të telekomunikacionit por edhe kompanive të tjera. Me anë të kësaj platforme ne mund të faturojmë dhe tarifojmë edhe kompanitë energjetike, ato hidrike, apo edhe operatorë të tjerë celularë. Partnerët tanë në këtë shërbim janë Cisco dhe SAP, që vijnë nga SHBA dhe Gjermania. Është herë e parë që ofrohet një sistem i tillë në Evropë. Dhe jemi krenarë që ofrojmë një shërbim kaq të sofistikuar me një teknologji të lartë nga Shqipëria dhe me një emër shqiptar, ne jemi të lumtur për këtë. Kompania e parë që do ta zbatojë këtë shërbim është kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike në Kosovë, KEDS.

A do të kemi surpriza në këtë verë nga ALBtelecom dhe EAGLE?

Po patjetër. Si çdo verë të viteve të kaluara, ku ne kemi dhuruar super-makina sportive, super- apartamente, udhëtime, celularë etj, edhe sivjet do të kemi surpriza për abonentët tanë… I ftoj ata të shijojnë shërbimet tona celulare, shërbimet wifi në të gjithë vendin dhe nuk do të zhgënjehen.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd