Transmetuar më 18-06-2015, 21:24

Videoklipi i këngës së re të këngëtares Altuna Sejdiu është kthyer në mollë sherri mes saj dhe Vesa Lumës. Të paktën kjo është lënë të kuptohet mes dy artisteve.

Shkak është bërë publikimi i një imazh nga klipi i fundit i Tunës, e më pas Vesa Luma ka publikuar një imazh të ngjashëm, duke shkaktuar kështu polemika mes dy vajzave të njohur të skenës.

Dy imazhet tregojnë se klipi i vjedhur nga Tuna i referohet të njëjtave imazhe që ka publikuar Big Basta në klipin e tij të para një muaji, ndaj edhe Vesa shkruan “Klipi i ri…Ups më fal i Big Basta para një muaji, duke akuzuar kolegen se ka kopjuar”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Tunës, e cila shkruan “Mendon se Tuna po kopjon? Jo zemër Tuna nuk i shikon të vegjlit që janë në estradë, më mirë fshije videon sa su bone horr. Tuna ka 6 muaj që është duke e bërë këtë projekt”.

Ndërkaq, Vesa nuk ka preferuar të fshijë postimin e saj në faqen e Tunës, duke i dhënë asaj një përgjigje. “S’kam asnjë luftë me këngëtarët dhe as që kam pas ndonjëherë. Bëj muzikë për pikë të qejfit tim dhe të njerëzve që e duan muzikën time. Thjesht do të doja që të ketë origjinalitet në produksionet tona”. /o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd