
Durrës, 18 qershor 2015, NOA.al – Pas ngjarjes së djeshme të ndodhur në qytetin e Durrësit, ku humbi jetën një fëmijë i moshës 15 vjeçare si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike në rrugën “Mbreti Gert”, policia ka bërë me dije se në polici është shoqëruar një inxhinier dhe një punonjës i një kompanie.
Burime nga blutë e Durrësit bëjnë me dije se nga veprimet e para hetimore rezultoi se 15-vjeçari ka qenë duke ecur në Rrugën “Mbreti Gert” dhe ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, e cila i ka shkaktuar vdekjen.
Nga kqyrja e vendit të ngjarjes dhe veprimet e para hetimore rezulton se kabulli elektrik i ndriçimit rrugor që shtrihet përgjatë rrugës “Mbreti Gert” ishte i dëmtuar, i zhveshur si rezultat i punimeve të kryera nga ana e një kompanie për shtirjen e rrjetit të internetit në këtë zonë,e cila më pas nuk ka bërë riparimin e dëmtimit të rrjetit elektrik sipas rregullave teknike.
“Deri tani janë shoqëruar në ambientet e komisariatit të policisë Durrës inxhinieri dhe punëtori që kanë kryer punimet për llogari të kësaj kompanie. Po punohet për nxjerrjen e përgjegjësisë ligjore lidhur me këtë rast”,- tha policia e Durrësit. /a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





