Transmetuar më 18-06-2015, 20:32

Edhe pse prej vitesh në skenë, këngëtari shqiptar nga Maqedonia, Shpat Kasapi thuajse asnjëherë nuk ka lënë jashtë vëmendjes së tij rritet e besimit islam.

Ndaj edhe në këtë periudhë, sapo është çelur muaji i Ramazanit, artisti nuk e mban aspak të fshehtë faktin se do të vijojë të agjërojë thuajse si çdo vit.

Duket se ai ka vendosur të mbajë Ramazan, duke u privuar nga ushqimi dhe nevoja të tjera të përditshmërisë në respekt të besimit të tij, të cilin e ndjek prej disa vitesh.

Nisjen e muajit të agjërimit, duket se artisti mezi e pret, madje nuk nguron të japë edhe një mesazh për të gjithë besimtarët dhe fansat e tij përmes rrjetit social.

Ndërkaq, disa artistë të tjerë besimtarë, thjesht kanë uruar agjërim të lehtë. /o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd