
Tiranë, 18 qershor 2015, NOA.al – Një i ri shqiptar i shpallur në kërkim nga policia italiane dhe i akuzuar për disa vepra penale, është ekstraduar sot nga Shqipëria drejt Italisë.
Gjykata e Breshias më datë 2 mars 2015, ka caktuar për 28-vjeçarin Ergen Cullhaj masën e sigurisë arrest në burg, për veprën penale të “Vjedhjes me armë”, “Pengmarrje”, “Vrasje” etj.
Nga datat 1 korrik 2014 deri më 15 korrik 2014, në zonën e Bergamos dhe Breshas Itali, ky person ka kryer vjedhje plaçkitje banesash duke shkaktuar vdekjen e shtetasit P. Rakanji me anë të përdorimit të armëve të zjarrit.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, më datën 27 mars 2015, në Shqipëri, u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt Italisë i Ergren Cullhaj. /a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





