Transmetuar më 18-06-2015, 17:53

Pesë djem nga Kosova janë përballur me rrezik mbytjeje në det tek plazhi i Durrësit kur u gjendën në situatë me shpresa të pakta shpëtimi në mes të ujit të bllokuar në pedalinën që kishin marrë me qira.

Personat në fjalë, sipas policisë, janë të moshave 14, 16, 17, 19 dhe 22 vjeç.

Në ndihmë u kanë shkuar disa pushues, kurse është afruar edhe punonjës policie.

Pasi janë përcjellë në breg, ata janë shoqëruar në qendrën më të afërt shëndetësore për t’iu nënshtruar kontrolleve mjekësore.

Në vendngjarje u bë e ditur se djemtë kishin dalë në det me një mjet lundrues tip pedalin kur në rrethana të paqarta ngecën në ujë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd