Transmetuar më 18-06-2015, 17:35

Këngëtarja e famshme amerikane, Anastacia do të mbajë një koncert në Shqipëri më 25 gusht 2015.

Përmes një postimi të bërë në llogarinë e saj të Instagram-it, artistja ka treguar datat e turneut të saj dhe duket se si datë mbyllëse është ndalesa e saj në Shqipëri, pikërisht në Tiranë.

Bashkangjitur postimit të saj që gjeni këtu, këngëtarja e njohur e hitit "Left Outside Alone", ka shpjeguar gjithashtu se biletat kanë dalë në shitje.

Ndërsa në faqen e saj zyrtare që gjeni këtu, Anastacia nuk e ka të përfshirë koncertin e Tiranës.

Anastacia nis rrugëtimin e turneut të saj më 19 qershor në Gjermani së bashku me Lionel Richie.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd