



Aktorja franceze Julie Gayet, e dashura “sekrete” e Presidentit François Hollande, ka dalë publikisht në një ceremoni zyrtare pranë kreut të shtetit.
Në Mont Valérien, me rastin e 75 vjetorit të rezistencës së gjeneralit De Gaulle, ajo u shfaq e veshur me të zeza dhe me flokët e mbledhura.
Julie mori pjesë në ceremoni, si mbesa e Alain Gayet, i cili ka qenë pjesë e luftës për liri. Megjithatë kaq mjaftoi që mediat vendase ta cilësojnë si një dalje publike të Gayet, pranë Presidentit Hollande.
Lidhja mes Hollande dhe aktores Gayet, çoi në ndarjen mes presidentit të Francës dhe të fejuarës së tij disa vjeçare Valerie Trierweiler, ndarje e cila u shkaktua sërish nga disa fotografi mes tij dhe aktores, rreth një vit e gjysmë më parë./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





