
Ish-Kryeministri dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se nuk ka frikë nga ekstradimi në Serbi.
Duke komentuar arrestimin e djeshëm në aeroportin e Lubjanës ai ka deklaruar se në rastin e tij Sllovenia është sjellë në mënyrë të turpshme.
“Unë jam në Lubjanë, po pres vendimin për të ma kthyer pasaportën që të udhëtojë drejt Prishtinës. Kjo situatë është e papranueshme për mua, që Sllovenia nuk e ka pastruar këtë punë. Nëse nuk është gabim i tyre, nëse sistemi i tyre nuk ka gabuar, atëherë ky është një qëllim i keq i autoriteteve këtu. Nuk brengosem fare për Serbinë, unë jam qytetar i Kosovës” tha Haradinaj, duke folur për TV N1 të Beogradit.
Ramush Haradinaj u ndalua dje në aeroportin e Lubjanës, në Slloveni, në bazë të një fletarresti të lëshuar nga policia e Serbisë në vitin 2006.
AAK bëri me dije se në të gjitha aeroportet është pastruar ky fletëarrest, ndërsa vetëm në të Lubjanës jo. /a.y/noa.al Sllovenia ndalon Ramush Haradinaj. Prishtina: Lirojeni menjëherë
Kosovë, Kuvendi miraton projektrezolutë për Haradinaj: Të lejohet kthimi
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





