Transmetuar më 18-06-2015, 12:54

Elbasan, 18 qershor 2015, NOA.al- Një i ri i dënuar me 7 vjet e 5 muaj burg është vënë në prangat e policisë së Elbasanit.
26 vjeçari Bledar Toska u arrestua paraditen e sotme në lagjen “Vullnetari” në Elbasan.
Siç raporton Noa.al, 26 vjeçari u vu në pranga pasi Gjykata e Elbasanit e ka dënuar me 7 vjet e 5 muaj e 25 ditë burg.
Ai është dënuar për veprën penale të “Prodhimi dhe shitje e narkotikëve e kryer në bashkëpunim”./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





