Transmetuar më 18-06-2015, 10:08

Elbasan, 18 qershor 2015, NOA.al- Një person është vrarë mëngjesin e sotëm në Elbasan. Viktima është 41 vjeçari Agron Lleshanaku me banim në Elbasan, i cili është dërguar mëngjesin e sotëm pa shenja jete në spitalin e këtij qyteti.

Nga konstatimet e mjekëve, rezulton se ai është qëlluar disa herë me mjet të mprehtë, e dyshuar thikë, në pjesë të ndryshme të trupit.

Burime zyrtare nga policia e këtoj qyteti thanë për Noa.al, se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të Kryqëzimit të Cërrikut, tek vendi i quajtur “Ish thertorja”.

Nga ana e uniformave blu është bërë e mundur identifikimi i autorit të ngjarjes së rëndë, Maringlen Brahja, 27 vjeç.

Rreth mesditës së sotme, disa orë pas krimit i dyshuari si vrasës u kap në Tepelenë në vendin e njohur si Ura e Leklit, në arrati e sipër, ndërsa ishte nisur për në Greqi.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vrasja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit mes viktimes dhe autorit të dyshuar lidhur me një vend pune tek fabrika e çimentos në periferi të Elbasanit.

Policia e Elbasanit jep informacion të detajuar mbi vrasjen

Sot, më datë 18.06.2015, rreth orës 06.40, jemi njoftuar se në ambientet e  Spitalit Rajonal të qytetit Elbasan kishte mbërritur një person i vdekur, ku nga konstatimi paraprak rezultonte i goditur me mjete mprehëse në bark dhe në qafë.

Pas marrjes dijeni lidhur me këtë vepër penale është ngritur grupi hetimor, ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se viktima quhej Agron Lleshanaku, 41 vjeç, banues në lagjen “Sul Papri”, Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur  në afërsi të Kryqëzimit Cerrikut të qytetit Elbasan, pikërisht tek një rrugicë të vendi i quajtur “Ish thertorja”.

Shërbimet e policisë shkuan në vëndin e ngjarjes, ku u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një bluzë me ngjyrë të bardhë me disa ngjolla të kuqerremta, të ngjashme me ato të gjakut.

Nga verifikimi i të dhenave të siguruara nga ana e policisë, rezultoi se autor i dyshuar  i kësaj ngjarje të rëndë kriminale ishte një shtetas banor i lagjes Sul Papri Elbasan, ku nga ana jone u bë identifikimi i këtij shtetasi si dhe shpallja në kërkim.

Sipas të dhënave paraprake, mendohet se ngjarja ka ndodhur si pasoje e një konflikti per motive të dobëta.

Gjate kontrollit të ushtruar në banesën e autorit të dyshuar, i’u gjetën dhe i’u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një palë kepucë me ngjyrë të bardhë, me disa njolla të kuqerremta në sipërfaqen e tyre, të ngjashme me ato të gjakut dhe një palë pantallona xhinse me ngjyre blu me disa njolla të kuqërremta në siperfaqen e tyre, të ngjashme me ato të gjakut të cilat mendohet se autori i kishte përdorur në momentin e kryerjes së veprës penale.

Nga këqyrja e kufomës së shtetasit Agron Lleshanaku, janë konstatuar pesë dëmtime me mjet mprehës (thikë), tre ne pjesën e sipërme të kofshës së djathtë, një në pjesën e majtë të barkut dhe një në qafë.

Shërbimet e Sektorit për Krimet e Rënda pranë Drejtorisë Policisë Qarkut Elbasan pas koordinimit të veprimeve me Prokurinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan  dhe me Shërbimet e Drejtorisë Policisë Qarkut Gjirokastër , Komisariatit të Policisë Tepelenë, në vendin e quajtur “Ura e Leklit”, në qytetin e Tepelenës lokalizuan dhe bënë të mundur kapjen e arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar të kësaj ngjarje, shtetasit Maringlen Brahja 27 vjeç, banues në Elbasan.

Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje. Materialet proceduriale do ti kalojne Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprën penale të “Vrasjes me dashje” dhe “Mbajtjes pa leje të armeve të ftohta”./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd