Transmetuar më 18-06-2015, 09:41

Elbasan, 18 qershor 2015, NOA.al- Një sherr mes dy të rinjve në Elbasan ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.

Xh.N., 20 vjeç me banim në Paskuqan, Tiranë gjatë një konflikti për motive të dobëta pasditen e djeshme, ka goditur me mjet të mprehtë 21 vjeçarin A.B., banues në Elbasan.

Si pasojë e plagës së marrë i riu u dërgua në spitalin kirurgjik Elbasan nga ku mori ndihmën e parë mjekësore.

Më pas prej gjendjes së rënduar, u dërgua për një mjekim më të specializuar në Spitalin Ushtarak, Tiranë. Pas ndihmës së dhënë nga bluzat e bardha, 21 vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e uniformave blu vijon puna për kapjen e autorit, i cili pas plagosjes u largua duke humbur gjurmët.

Nuk dihen ende shkaqet e konfliktit mes dy të rinjve, ndërsa lidhur me këtë ngjarje materialet i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa  leje e armëve të ftohta”./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd