Transmetuar më 18-06-2015, 00:10

Durrës, 18 qershor 2015, NOA.al- Një i mitur ka humbur jetën si pasojë e motit të keq.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur mbrëmjen e se merkures kur një i mitur humbi jetën nga kontakti me energjinë elektrike.

Viktima identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, humbi jetën gjatë kohës që kalonte në një rrugë të mbushur me ujë, pranë një kabine elektrike të përmbytur, ku e zuri korrenti.

Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje, ndërsa nga ana e uniformave blu vijojnë ende hetimet.

Gjithçka dyshohet se është shkaktuar nga përmbytjet e motit të keq dhe prej reshjeve të dendura të shiut./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd