



Frikë në Charleston, në Karolinën e Jugut, SHBA, ku një burrë hapi zjarr brenda një kishe. Policia deklaroi se është në kërkim të një të dyshuari, një i ri i bardhë rreth moshës 21 vjeçare, i cili mbante veshur një bluzë gri dhe xhinse.
Nga të shtënat në kishën afrikane Emmanuel Ame, janë shënuar 9 viktima dhe një i plagosur.
Agjentët e policisë kanë rrethuar zonën, ndërsa apelojnë njerëzit të qëndrojnë brenda në shtëpi.
Pista e parë e policisë së Charleston, është ajo e një krimi prej urrejtjes raciale, ndërsa dyshohet se killeri ka vepruar i vetëm.
Emmanuel African Methodist Episcopal Church është një ndër kishat më popullore e afro-amerikanëve dhe ndër më të vjetrat në SHBA.
Mësohet se në momentin e të shtënave, të ndodhura rreth orës 21.00 të natës së kaluar, në kishë po bëhej leximi i biblës./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





